Historia e Yrkës e cila në emsionin e së Dielës Shqiptare e shqetësuar denoncoi se i kishte humbur një lopë në vitin 2015, ka bërë jo pak bujë në rrjet.
Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë komentuar e madje edhe janë tallur me këtë histori duke bërë edhe “meme” e video që janë kthyer në virale. Në këto kushte ka reaguar avokatja Eni Çobani duke iu përgjigjur të gjithë zërave që sulmojnë zonjën Yrka.
REAGIMI I ENI ÇOBANIT:
“Tani mqs po ulem e te shikoj se cfare ju shkruani me lejoni te kthej nje pergjigjje per te gjithe ata te cileve ju pelqen Benzi,Porsce,Ferrari po qe ne fakt jetojne me lope, dele , dhi por ju vjen turp te thone nga vijne e duan te shiten per ate qe nuk jane dot kurre.Kjo Zonja Eni ka lindur ne mes te Tiranes qe kur ka hapur syte ne kete bote ka pasur per prinder dy Profesore me tituj,u rrit ne mes te intelektualeve me ne ze te kohes dhe lopet i ka pare neper filma ose ndonjehere anash rrugeve te ndonje qyteti qe vizitonte.Por duke pasur nje baba te madh si ai timi qe dashuronte pasionin e tij bujqesine na edukoi dhe ne femijeve dashurine dhe respektin e thelle per popullin punetor qe ngrihen qe me nate te mjelin keto lopet qe te pijne qumeshtin keta bijte e qytetit.Prandaj ju drejtohem me krenari cdonjerit prej jush kritikeve siperfaqesor qe jetojne me lopet por duke folur kunder tyre mendojne qe duken si qytetar ,qe kini respekt per veten se te jesh fshatar nuk eshte turp por 70% e shqiptareve qe jetojne atje jane pjesa me e shendetshme dhe e paster e saj.Une kam zgjedhur te jem me te pambrojturit ju “qytetaret” e prekur sot rrini ne krahet e te pavertetes”, shkruan Çobani në rrjetin social.