Loading...

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Fino ankimon humbjen në KAS

Bashkim Fino ka ankimuar vendimet e Asamblesë së fundit Zgjedhore të FSHF-së. Kandidati për president që doli i humbur nga votimi i 7 shkurtit, ka dorëzuar kërkesën e tij për ta cilësuar të pavlefshme asamblenë e fundit. Deputeti socialist i është drejtuar zyrës së Kasit në Komitetin Olimpik Shqiptar, por edhe Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Burime të SportNews gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar se ankimimi zyrtarisht është bërë rreth 10 ditë pas zgjedhjeve dhe se pala e prekur pret të reja shumë shpejt. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kandidati Fino nuk pret asgjë të re nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv në KOKSH dhe se ankimimi në këtë institucion është bërë sa për procedurë. Vëmendja është e drejtuar e gjitha nga KAS-i i Lozanës dhe se argumentet më të forta janë shoqatat sportive të paregjistruara dhe personat e paautotizuar për të drejtë vote.

Por nga sa mësuam, Bashkim Fino nuk është i vetëm në këtë betejë. Edhe disa nga kandidatët për në Komitetin Ekzekutiv kanë ankimuar vendimet e Asamblesë së fundit zgjedhore. Sipas tyre në proces ka pasur problematikë të gjërë, ku janë shmangur me dashje fitues realë për t’u hapur rrugën ne KE personave të tjerë.

Fakt tjetër është se gjatë numërimit të votave, qoftë sekretari i përgjithshëm Shulku, qoftë Shefi i Garave Nurishmi, afroheshin shpesh te komisioni i numërimit dhe diskutonin me anëtarët e tij në kohën kur po shpalleshin votat. Gjithsesi mbetet për t’u parë sesi do të rrjedhin ngjarjet, teksa do të duhen disa javë deri në daljen e një vendimi përfundimtar edhe nga KAS-i i Lozanës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com