Një zbulim i ri i bërë në Itali na ka kthyer pas në Mesjetë. Një grua shtatzënë, që i ishte nënshtruar një operacioni në kokë në mesjetë, e ka lindur fëmijën pasi është varrosur, është gjetja e fundit e bërë që ka shokuar studiuesit. Përfundimi ka dalë pasi shkencëtarët ekzaminuan mbetjet e gjetura në varr, shkruan Daily Mail.
Rasti njihet nga studiuesit si “lindje në arkivol”, një fenomen që ndodh kur fetusi nxirret jashtë nga barku i nënës së vdekur.
I njohur si dalja e fetusit postmortem, ky fenomen ndodh për shkak të presionit të gazrave që akumulohen në trupin e gruas së vdekur.
Studiuesit e Universitetit të Ferrara-s në Bolonja të Italisë analizuan skeletin e gruas, në një varr të zbuluar në vitin 2010 në qytetin e Imola-s. Mbetjet e fetusit u gjetën mes këmbëve të nënës. Bazuar në pozicionin e tij, studiuesit konkluduan se rasti ishte një “lindje në varr”. Gruaja kishte një vrimë 5 mm në kafkë, çka të bën të mendosh se i ishte nënshtruar një trapanimi, një procedurë kirurgjikale e kohës kur ka jetuar.