Ai shënoi golin e parë në miqësoren Angli-Itali, por Vardi bëri bujë edhe për një tjetër arsye. Shumë tifozëve nuk u ka shpëtuar një dejat shumë domethënës, pasi sulmuesi i Lecester kishte veshur modelin “Mercurial” të Kristiano Ronaldo. Por përse futbollisti anglez kishte veshur këpucë të markës së portugezit?
Përgjigja është dhënë nga tabloidi “Daily Mail”. Mësohet se në fund të marsit, “Nike” i ofroi një model këpucësh që ai nuk i pëlqeu, kësisoj Vardi, që në bazë të kontratës është i detyruar të vishet me “Nike”, shkoi në dyqan dhe bleu një palë “CR7”, këpucët që janë frymëzuar nga Kristiano Ronaldo.
Duke qenë se Vardi shënoi në tre ndeshje radhazi me këpucët e reja, atëherë shkoi dhe bleu tre palë të tjera të të njëjtit model “CR7”, teksa në total ka realizuar 6 gola që nga 31 janari. /Koha Jonë/