Kanë kaluar disa ditë që kur u zbulua se dentistja Olesia Duka mashtroi disa biznesmenë duke përfituar prej tyre plot 2 milionë euro.
Duka doli para Gjykatës së Durrësittre ditë më parë, e denoncuar fillimisht Idlir Hoxha, pronari i një pike këmbimi valutor në Durrës, i cili pretendon se Duka i ka marrë plot 900 mijë euro përmes mashtrimit.
Edhe pse bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, i dëmtuari rezulton t’i ketë dorëzuar dorazi shumën e parave stomatologes nga Tirana, të cilat i kishte futur në çantë.
Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe 5 biznesmenë të tjerë.
Një prej tyre i identifikuar si Erald Maci i ka dërguar jë mesazh kërcënues në adresën e Instagramit, dentistes së akuzuar.
Sipas gazetares Dorjana Bezat në adresën e saj ka mbërritur mesazhi:
O plerë, ta dish që ky është vetëm fillimi i rrënimit tënd dhe familjes tënde. Ngado që të fshiheni deri tek motra jote e kunati në Bruksel do mi paguani deri në detaj, 270.000 eurot që të kam dhënë e s’mi ke kthyer.”
Në seancën e fundit gjyqësore, vetë Olesia deklaroi se ishte kërcënuar me jetë nga njëri prej biznesmenëve. Ajo ka mohuar t’i ketë marrë 900 mijë euro kambistit Hoxha nga Durrësi, ndërsa ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga Genci Lule.