I biri i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Sokol Hoxha ka zbuluar amanetin e fundit që i la i ati para se të ndahej nga jeta.
Madje Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste.
“Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën.
Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”, thote ai.
Pyetje: Ç’do të thoshte me ruajunin?
Sokoli pergjigjet: Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh.
Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.
Sokoli tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.
“Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”, tha ai
Sokoli zbulon se Enveri e kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianen.
” Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”, tha ai.