Kreu i qeverisë dhe Presidenti zhvilluar sot një takim që zgjati rreth 60 minuta dhe që kishte në qendër të diskutimeve marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë.
Rama takoi Meën vetëm 5 ditë pasi kryetari i shtetit priti anëtarët e Komisionit të Jashtëm Parlamentar për çështjen që ka trazuar ujërat politike.
Takimi mes Ramës dhe Metës nuk është rastësor. Ideja për një takim të mundshëm Rama-Meta është hedhur për herë të parë në tryezën që Presidenti zhvilloi me deputetët e majtë e të djathtë të premten e 2 marsit.
Socialistet Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi e kanë pyetur kreun e shtetit, se pse ai nuk takohet personalisht me Kryeministrin për çështjen e detit dhe marrëveshjes me Greqinë.
Presidenti i Republikës mësohet të jetë shprehur se nuk ka problem të takohet me kryeministrin, duke shtuar madje se nuk ka as pretendime ta takojë Edi Ramën pasi ai ka shumë punë.
“Unë kam kërkuar të komunikoj për këtë çështje qoftë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, por fatkeqësisht edhe ai ka dy ditë që nuk ma hap telefonin”, është përgjigjia që Presidenti u ka dhënë dy socialisteve Hysi dhe Kodheli, të cilat duket se nuk kanë nguruar të lajmërojnë kryetarin për bisedën e zhvilluar ne Presidencë.
Marrëveshja me Greqinë ka mbetur pezull, për shkak se Presidenti i Republikës ka kërkuar nga Ministria e Jashtme informacione tjera të hollësishme për negociatat me palën greke.