Pas 6 vitesh policia greke zbardh vrasjen e një shqiptari.
Media greke “Protothema” shkruan se rasti ka të bëjë me vrasjen e një 29 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i cili mëngjesin e 21 shtatorit të vitit 2012, u plagos rëndë dhe më pas vdiq në Athinë.
Raportohet se viktima u gjet i pajetë në pjesën e shoferit, më plagë të forta të marra nga arma e zjarrit. Sakaq, sipas asaj që kanë zbardhur hetuesit, makinës i’u ofrua një motor me dy persona, njëri prej të cilëve e qëlloi atë me armë.
Bëhet me dije se vrasësi është një 38-vjeçar shqiptar, i burgosur tashmë, ndërsa drejtuesi i motorit ende është identifikuar.
Bashkëpunëtore konsiderohet edhe një 28 vjeçare greke, e arrestuar tashmë. Ndërsa gjithçka ka nisur me anë të një bisede në rrjetin social Facebook.
Viktima kishte shkuar në Greqi për të përmbushur premtimin e një vajze që kishte njohur nëpërmjet Facebook dhe ditën e krimit kishte shkuar në zonën Peristeri, në Athinë për takimin që kishin rënë dakord më herët.
Por vajza kishte ngritur profile të rreme, nëpërmjet trajnimeve që kishte marrë nga 38-vjeçari shqiptar, i cili mbahet në burgun e Koridallos dhe i fajësuar në të kaluarën për një mori krimesh, duke përfshirë vrasje, dy tentativa për vrasje, përfshirje në organizata kriminale, grabitje, vjedhje dhe posedim armësh.
Dhe e vetmja mundësi që kishte për të takuar 29-vjeçarin ishte ai përmes Facebook, në mënyrë që ta tërhiqte atë nga Shqipëra në Greqi me synim për ta vrarë.
Ajo ishte lidhur me të riun shqiptar edhe nëpërmjet chat-it vendosi edhe datën e takimit sipas rekomandimeve të dhëna nga 38- vjeçari.
Mëngjesin e 21 shtatorit 2012 arriti të bindë atë për të zhvilluar takimin jashtë një klubi nate në zonën Peristeri, 29 vjeçari kaloi kohë duke pritur në makinë, derisa erdhi vrasësi i tij.
Policia greke për 6 vite me radhë po përpiqeshin të zgjidhnin enigmën. Duke ndjekur gjurmët elektronike, përmes rrugëve të mediave sociale, ata arritën deri tek 38 vjeçari si autori i vrasjes dhe mbylljen përfundimtare të çështjes.