Një 20-vjeçare nga fshati Zvirinë i Korçës, i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fostoksinë në ditën e gruas.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri që 20-vjeçarja ka pasur me të fejuarin e saj.
Vajza e re është identifikuar si Erisa Veizi, ndërsa është gjetur e pajetë në banesën e saj nga familjarët.
Ata kanë deklaruar se kohët e fundit vajza kishte qenë në gjendje depresioni kohët e fundit.
Mendohet se shkak për këtë kanë qenë edhe grindjet e shpeshta që vajza ka pasur me të fejuarin e saj.
Ajo ka gjetur sot guximin për t’i dhënë fund jetës akoma pa e filluar mirë atë.
Nga profili i saj në rrjetet sociale, e reja duket një vajzë e qeshur dhe e lumtur në krahët e të fejuarit të saj, me të cilin ka postuar shumë fotografi.