Me lot në sy dhe në gjendje të renduar, Artir Lala, babai i Devit, që qëlloi për vdekje me thikë Anxhelon 16-vjecar tregon se si e ka mësuar gjëmën dhe rrëfen bisedën që ka bërë me të birin pas krimit.
“Isha në pune dhe më morën në telefon dhe më thanë se Devi kishte goditur me xham një shokun e tij gjatë një sherri”- thotë babai, raporton gazetari i “Panorama”.
Ai tregon më tej se la me vrap punën dhe shkoi në spital për të parë djalin e plagosur, kur pas pak çastesh doli mjeku dhe lajmin e rëndë që ai ndërroi jetë.
“E pyeta djalin çfare bëre keshtu dhe se ku e gjete thikën ai nuk më përgjigjej, vetëm më shikonte në sy. Jemi shumë të shokuar. Djali më shikonte në sy dhe u perlot, nuk më tha asnjë fjale”- thotë ai, duke treguar se i biri nuk është mirë nga ana psikologjike.
“Që prej tre vitesh më parë kur humbi vëllain, i cili u rrëzua nga çatia e shtëpisë dhe humbi jetën nuk është mirë”- thotë babai.
Frikë nga hakmarrja në Durrës, gjyshi i djalit që theri Anxhelon mesazh familjes së adoleshentit
Nderkohë që familja Gjokazaj ka përcjellë sot në banesën e fundit Anxhelon 16-vjeç, familja e autorit ka frikë nga ndonjë hakmarrje e mundshme.
Gazetari i “Panorama” raporton se policia i trembet ndonjë hakmarrjeje dhe ka marrë masat, duke vendosur një makinë policie te dera e shtëpisë së familjes Lala.
Nga ana e tij, gjyshi i autorit, Frrok Lala nuk ka shumë fjalë për të thënë për atë që ndodhi.
“Jemi shumë të indinjuar dhe e denojmë ashpër veprimin e nipit tonë”- ka thënë ai.
Ai më tej ka një ndjesë të madhe për familjen e djalit që humbi jeten.
“I kërkojmë falje familjes që humbi djalin e tyre, por nuk kemi dijeni se përse janë zënë djemtë”- tha ai, duke shtuar se “ndjejmë të njëjtën dhimbje se prinderit e viktimës, pavarësisht se arkëmorti është në familjen e tyre”.