Loading...

Vlorë : Procedohet penalisht një 15 vjeçar

Vlorë Dokumentohen një seri vjedhjesh të ndodhura në Vlorë, procedohet penalisht një 15 vjeçar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë proceduar penalisht shtetasin:

Xh.H., 15 vjeç, banues në Vlorë,

Ndersa M.L., 12 vjeç, banues në Vlorë I.T., 12 vjeç, banues në Vlorë, (të dy për shkak të moshës nuk procedohen).

Më datë 28.03.2018, në lagjen “Pavarsia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje një pastiçeri në pronësi të shtetasit A.A..

Gjithashtu sëbashku rezultojnë të jenë autor të një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 28.03.2018, në lagjen “Pavarësia”, gjatë orëve të natës kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D.. Më datë 22.07.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur portofolin me një shumë lekësh të shtetasit S.E..

Më datë 02.08.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjehdur një shumë lekësh në automjetin e shtetasit B.J.. Më datë 30.09.2017, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur disa çelsa e pajisje në automjetin Rulotë të shtetasit E.A..

Më datë 02.10.2017, në lagjen “Lef Sallata”, kanë vjedhur në magazinën e shtetasit F.D..

Më datë 30.11.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur në dyqanin “Kioskë” të shtetases F.L.. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com