Loading...

Vlore : Ndalohen nga policia disa shtetas per vepra te ndryshme penale

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ditën e djeshme kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit

L. Ibrushi, 35 vjeç, banues në Vlorë,

Shtetasi L. Ibrushi ka qenë shpallur në kërkim, për veprat penale ”Dhuna në familje” dhe ”Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, parashkikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Më datë 05.03.2018, Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit

K. Belaj, 20 vjeç, banues në Vlorë,

E. M., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka kryer arrestimin e tyre pasi gjatë natës në lagjen ”Qeriba Dërri”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në depon e banesës së shtetasit V.E., dy grupe motorrash 50 kubik.

Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 134 e 25 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com