Arrestohen dy shtetas për veprën penale ”Vjedhja” !
Më datë 05.03.2018, Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
K. Belaj, 20 vjeç, banues në Vlorë,
E. M., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka kryer arrestimin e tyre pasi gjatë natës në lagjen ”Qeriba Dërri”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në depon e banesës së shtetasit V.E., dy grupe motorrash 50 kubik.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 134 e 25 i Kodit Penal.
Kapet e ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim !
Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ditën e djeshme kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit :
L. Ibrushi, 35 vjeç, banues në Vlorë,
Shtetasi L. Ibrushi ka qenë shpallur në kërkim, për veprat penale ”Dhuna në familje” dhe ”Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, parashkikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.
Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.