Gjykata e Vlorës ka lene ne burg Hysnie Hoxhallarin dhe Kasëm Pirjasin, te cilet kane marredhenie intime me njeri tjetrin.
Ata akuzohen se vranë nënë e bir në lagjen “24 maji” në Vlorë.
Viktimat janë Selkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir, njëkohësisht edhe vjehrra dhe bashkëshorti i Hysnie Hoxhallarit 32 vjeçe.
Ndërkohë, 26 vjeçari nga Fieri ishte i dashuri i 32-vjeçares, me të cilën kishin një lidhje intime prej kohësh, pasi viktima Olsi Hoxhallari punonte me sezone në emigracion.
Ditën e sotme, gjykata e Vlorës vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pasi i vranë me sëpatë, dy të rinjtë i vunë flakën shtëpisë për të humbur provat dhe për ta bërë ngjarjen si aksidentale.