Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim si dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve :
- L. Vasku, 59 vjeçe, banuese në Gjashtë, Sarandë.
Ndaj shtetases së mësipërme Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendim nr. 560, datë 23.10.2015, e ka dënuar me masën ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
- Sh. Brahimaj, 18 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i lartpërmendur ka qenë i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip ”Benz”, në lagjen ”28 Nëntori” dhe autor i disa vjedhjeve të tjera automjetesh në Vlorë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.