Dhunohet me sende të forta një 42 vjeçar nga Vlora. Altin Kacaj nga Vlora,punonjës në një kompani udhëtimesh drejt Italisë është goditur me lëve në kokë,nga dy persona,të cilët ishin të maskuar,në momentin e goditjes.
Altin Kacaj gjendej tek agjensia e udhëtimit pranë portit të Vlorës,kur dy persona e kanë qëlluar nga pas.
42 vjecari është dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të vlorës,për të marrë ndihmën e parë mjekësore,ndërsa vetë Kacaj akuzon një nga prokurorët e Vlorës ,pas një denoncimi publik që vetë 42 vjeçari ka bërë ndaj tij,pikërisht në emisionin stop.
Aurel Zarga është prokurori që denoncoi 42 vjeçari, ndërsa ky i fundit ka bërë një denoncim ndaj këtij këtij të fundit,pasi e ka futur në burg për shkaqe banale.
Pikërisht denoncimi public i bërë ,sipas tij është shkak i goditjues së 42 vjeçarit.Ndërkohë për ngjarjen kanë nisur hetimet nga policia e Vlorës,për të identifikuar autorët e ngjarjes së ndodhur në afërsi të portit të Vlorës.