Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Artur Hoxhaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi në banesën që mbante në ruajtje në lagjen ”15 tetori”, i’u gjet e sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale 96.4 kg.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/1, të Kodit Penal.