Loading...

Vlore : Arrestohet 58-vjecari ne flagrance

Vlorë Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë Kontrolle për kapjen e personave që posedojnë armë pa leje, ata me precedentë penalë apo që posedojnë lëndë narkotike Finalizohet operacioni ”Stoeger”, ku janë sekuestruar armë, municione luftarake dhe lëndë narkotike

Arrestohet në flagrancë një shtetas Strukturat Policore të Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri pa leje kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në qarkun e Vlorës.

Konkretisht në territorin e Selenicës është zhvilluar një operacion, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Imer Maskaj, 58 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

2 armë zjarri automatik model 56

1 armë gjahu teke,

121 fishekë luftarakë

447 copë fishekë për pistoletë TT M-54,

12 copë fishekë për armë gjahu

11.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278/3, 280, 283/1, të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com