Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup.
Dhe këtu gjeni disa pije që ndihmojnë për të pastruar mëlçinë në mënyrë të natyrshme dhe që mund të parandalojnë shumë sëmundje që lidhen me këtë organ.
Lëngu i mollës
Mollët janë të pasura me fibra dhe përmbajnë acid malik, një komponim që ndihmon në tretjen e gurëve të fshikëzës dhe tëmthit. Pija e mollës është një opsion i madh për të pastruar mëlçinë dhe për të parandaluar çdo lloj infeksioni.
Përbërësit:
• 1/2 kg mollë
• Lëngun e gjysmë limoni
• 1 lugë mjalt për shije
• 2 gota ujë
Mënyra e përgatitjes
• Pastroni dhe i pritni mollët në copa, me gjithë lëkurë, dhe i vendosni në grirëse.
• Shtoni lëngun e limonit, mjaltin, dhe dy gota ujë.
• Përzieni përbërësit dhe pijeni.
Shënim!
Gjatë këtij procesi duhet të shmangni mishin e kuq, yndyrat e tepërta, produktet e qumështit, dhe ushqimet e skuqura.
Ju duhet të pini lëng molle për gjashtë ditë, mundësisht me stomak bosh.
Pije me Qitro
Kjo pije pastron mëlçinë, ndihmon në ç’helmimin e trupit, dhe forcon sistemin limfatik. Nuk ka efekte anësore, gjë që është edhe arsyeja pse ju mund ta pini atë çdo ditë pa pasoja shëndetësore.
Përbërësit:
• 2 qitro
• 2 thelpi hudhre
• 1 copë xhenxhefili të freskët
• 1 limon
• 300 ml ujë të filtruar
• 2 lugë vaj ulliri
Mënyra e përgatitjes
• Së pari, shtrydhni limonin dhe grejpfruit.
• shtrydhni ginger dhe hudhrat
• Vendosni të gjithë përbërësit në grirëse.
• E konsumoni këtë pije 30 minuta para se të shkoni në shtrat.
Pije boronice
Boronicat janë detoksifikuese dhe depurative, të cilat pastrojnë mëlçinë. Ato janë të pasura me vitamina, minerale, dhe antioksidantë thelbësore që i bëjnë aleat për një shëndet të mirë.
Përbërësit:
• 2 mollë të kuqe
• 1 dardhë
• 1 filxhan boronica
• 1 kërcell selino
• 1 kastravec
• ½ gotë ujë
Mënyra e përgatitjes
• Përzieni të gjithë përbërësit në grirëse pa i hequr lëkurën. I përzieni mirë dhe pastaj e pini.
• Ju duhet të pini këtë lëng për 5 ditë me rradhë me stomakun bosh.
Pije karrote
Karrotat përmbajnë vitamina dhe minerale, si: vitamin A, B, C, kalcium, fosfor, dhe kalium. komponentët e tyre janë depurative dhe parandalojnë shumë infeksione të mëlçisë, sepse ato ndihmojnë në ç’helmimin dhe eliminimin e substancave të dëmshme në të.
Përbërësit
• 1/2 trangull
• 4 karrota me lëkurë
• 1 kërcell selino
• ½ gote ujë
Mënyra e përgatitjes
• Lajini përbërësit mirë dhe i pritni në copa të vogla.
• Përzieni të gjithë përbërësit në grirëse.
• Pijeni këtë lëng karrote për 7 ditë me stomakun bosh.