Davide Astori ishte 31 vjeç dhe ishte kapiteni i Fiorentinës. Ai vdiq krejt papritur në një dhomë hoteli dhe të dhënat e para flasin për një arrest kardiak. Të gjithë pyesin se si ka mundësi që një sportist kaq i ri në moshë, të ketë vdekur në këtë mënyrë, pa pasur asnjë arsye?
Rëndësia e autopsisë në analizat e gjakut
Mjekja Silvia Priori shprehet:
Është shumë e rëndësishme që në një rast të tillë të bëhet autopsia dhe të merren kampionet e gjakut, për të bërë analizat gjenetike. Shpesh sëmundjet gjenetike mund të mos dallohen edhe pasi janë bërë analizat dhe vizitat e duhura. Kjo ndodh pse këto sëmundje edhe kur janë në një formë fillestare, në të cilën dëmtimi i muskujve të transmetimit të impulsit elektrik është i padukshëm, nuk del në ekografi ose në elektro-kardiogramë, mund të shkaktojnë arreste kardiake fatale”.
Roli i sëmundjeve gjenetike
Arresti kardiak tek një njeri kaq i ri në moshë bën shumë përshtypje pasi duket thuajse e pamundur që zemra të ndalojë së rrahuri kaq papritur. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me një lojtar të serisë A, i cili supozohet se i është nënshtruar herë pas here vizitave dhe kontrolleve.
Mjekja vijon më tej:
Arresti kardiak i një njeriu kaq të ri në moshë mund të jetë shkaktuar nga sëmundje gjenetike të shkaktuara nga defekte në ADN, të cilat gjenerojnë sëmundje të muskulit të zemrës. Por mund të jenë edhe mutacione të ADN-së, i cili alternon proteinat që kontrollojnë ritmin kardiak. Këto shkaktojnë sëmundje të zemrës që lidhen me aritmi të rënda”.
Anomalitë në koronare
Pavarësisht se atletët profesionistë i janë nënshtruar vizitave të vazhdueshme kardiologjie, ka mundësi që koronaret, venat që çojnë gjakun në zemër, të kenë keqformime, të cilat çojnë në infarkt në moshë tëre. Identifikimi i problemeve në koronare është i vështirë, pasi shpesh nuk shoqërohet me asnjë simptomë, në mënyrë që të bëhen më tej analizat dhe kurimet e nevojshme.