Loading...

Vdekja e gruas shtatzënë, drejtori i spitalit: Ka dashur ta vrasë fëmijën

Ngjarja e rëndë në maternitetin e Kukësit, aty ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë nëna së bashku me fëmijën e saj të palindur ende, ka një histori të trishtë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa sot ka reaguar drejtori i spitalit të Kukësit, Ismet Nika. Ai është shprehur se Nurije Poçi kishte tentuar të dëmtonte vetë disa herë barrën në shtëpi dhe ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, për këtë arsye ka qenë i pamundur shpëtimi i saj.

“40-vjeçarja u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, në datë 11.3.2018, në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.

U reanimua dhe u ndërhy menjëherë në sallën e reanimacionit nga ekipi i mjekëve gjinekologë, kirurgë dhe anestezistë reanimatorë, ku bënte pjesë edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep shërbim në spitalin e Kukësit përmes programit të bonusit.

Pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemoragji të shprehur.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës. Pavarsisht përpjekjeve të medha të ekipit mjekësor e sëmura ndërroi jetë në orën 01:30”,-është shprehur drejtori i spitalit.

Familjarët kanë kërkuar hetimin e vdekjes së Poçit dhe foshnjes së saj, ndërsa mjekësia ligjore ka shkuar për të bërë hetimet. Gruaja do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com