Shqiptari Martin Shkreli është dënuar me 7 vite burg, vendim i është dhënë sot nga gjykata në Amerikë.
Shkreli, 34 vjeç, u shfaq i penduar përpara gjykatëses amerikane Kiyo Matsumoto, në Gjykatën Federale në Brooklyn të Nju Jorkut. Avokati i tij u kërkoi gjyqtarëve të vendosnin një ndëshkim prej 12-18 muajsh, ndërkohë që prokurorët kërkuan të paktën 15 vite burg.
Në fund Martin Shkreli u dënua me shtatë vjet burg nga gjykatësi i rrethit të SHBA, Kiyo Matsumoto, pasi u dënua vitin e kaluar për gënjeshtra ndaj investitorëve në dy fonde të dështuara.
Shkreli bërtiti pasi gjykatësit i dhënë vendimin dhe deklaroi se ka bërë shumë gabime dhe kërkoi falje.
Shkreli u dënua mbi akuzat e mashtrimit me letrat me vlerë në dhjetor të vitit 2015. Por, në seancën dëgjimore, ai la të kuptohej se “kishte mësuar nga gabimet e tij”.