Loading...

U zbulua! Zyrtari i policisë i shpallur në kërkim për drogën, ja çfarë bën Jaeld Çela…

Teksa ka më tepër se 3 muaj që kërkohet nga drejtësia, si person i përfshirë në trafikun e drogës të bërë nga grupi i “Habilajve”, Jaeld Çela, ish-shefi i policisë Vlorë ka dhënë shenja jete.

Në javën e parë të muajit Mars, ai ka kundështuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e afatit hetimor ndaj tij.

Afati hetimor i dosjes u zgjat me tre muaj në janar 2018.

Mësohet se kërkesa penale e dorëzuar nga avokati i të kërkuarit Çela mban numrin 65 dhe pritet të shqyrtohet në datën 15 Mars nga gjyqtarja Liljana Baku.

Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në Nëntor të vitit 2017, por ende nuk janë ekzekutuar

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com