Loading...

U vra gjatë tentativës për grabitje, kushërira e Xhuljanos: E ka fajin i ati, është një qen i fëlliqur

Ne media u raportua se babai i Xhuljano Sollakut, 20 vjecari qe mbeti viktime e shkembimit te zjarrit mes policise dhe grabitesve qe kishin shkuar te vidhnin nje banese ne Fier, ishte po ashtu me precedente penale, i denuar per vjedhje.

I riu ishte nga fshati Katund i Ri në Elbasan dhe kishte bashkëpunuar së bashku me tre persona të tjerë për të grabitur banesën e një çifti të moshuarish në qytetin e Fierit.

Mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç e prisnin grabitësit e maskuar të cilët u përplasën me armë me policinë.

E ndërkohë që një pjesë e madhe e njerëzve në rrjetet sociale komentonin se djali e ka merituar fundin e tij, një reagim ka ardhur nga kushërira e JOQ.al.

Ajo thotë se shqiptarët kanë një urrejtje të jashtëzakonshme për njëri-tjetrin dhe gjykojnë pa i ditur rrethanat, por sipas saj Xhuljano nuk e meritonte të vdiste.

Reagimi i plotë për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ, ju shkruaj si një e afërme e Xhuljanos që t’ju jap disa info të vërteta. E para e punës Xhuljano nuk ka jetuar me gjyshen për vite me radhë siç thuhet, por ka rreth një javë që po rrinte me të pasi e ëma kishte ardhur në Greqi. Dhe për të gjithë ata që thonë se ka faj e gjithë familja janë shumë gabim. Ka faj vetëm i ati i tij i cili është një qen i fëlliqur edhe ndodhet në burg në Greqi. Ka hyrë aty më shumë se tre herë. nëna e Xhuljanos është një zonjë grua, ajo dhe motra e Xhuljanos janë përpjekur gjithmonë ta çojnë në rrugë të drejtë por mesa duket kanë dështuar. Shembull të mirë nga babai s’kishte dhe shoqëria e keqe e ndikoi.Përkrahja dhe dashuria e babait që është e domosdoshme për rritjen e një fëmije të suksesshëm mungonte. Çfarë prisni ju tani? Nuk po e them se jam familjarja e tij por nuk e meritonte të vdiste! Por shqiptarët kanë një urrejtje të jashtëzakonshme për njëri-tjetrin pa i ditur historinë e jetës.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com