Loading...

U masakrua me sëpatë në sy të 7-vjeçarit, xhaxhai: Djali dridhej i tëri, mezi fliste

Një konflikt për çështje pronësie ka përfunduar me vrasjen e një 37-vjeçari ditën e djeshme në fshatin Gumenicë të Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 7:10 minuta të kësaj të shtune ndërsa viktimë mbeti Adem Veshaj, i cili në momentin e konfliktit ishte nën shoqërinë e djalit të tij të mitur.

Ata të dy kishin shkuar në stanin e tyre, pranë së cilit ndodhej edhe kushëriri vrasës Dilaver Veshaj, i cili ka pranuar krimin.

Mësohet se ndërsa viktima po kalonte në afërsi të stanit i ishin sulur qentë e kushëririt të tij.

Ai i ka qëlluar me gurë për t’i zmbrapsur, por vetëm pak çaste më pas kushëriri i tij, 40-vjeçari Dilaver Veshaj, pa asnjë paralajmërim, ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar katër herë në drejtim të tij. Pasi nuk ka mundur dot ta vrasë me plumba, autori i është sulur dhe me sëpatë duke e goditur shumë herë në kokë dhe për pasojë e ka lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në prani të djalit të Arben Velajt, vetëm 7 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë së tij i tmerruar dhe ka lajmëruar familjarët për atë që kishte ndodhur.

Mësohet se autori dhe viktima kishin pasur një konflikt mes tyre për një vijë uji që kalonte mes staneve të tyre, që ka sjellë dhe ndonjë zënkë verbale mes tyre.

Kjo mbetet dhe pista kryesore ku po përqendrohen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Vetë 40-vjeçari, gjatë prangosjes vetëm 500 metra nga vendi i vrasjes ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Në dëshminë e tij ai ka treguar se e qëlloi kushëririn e tij për vdekje, pasi ky i fundit donte ta vriste.

Xhaxhai i 37-vjeçarit qëe ka vdekur tregon i tronditur se si e mori vesh ngjarjen dhe kërkon nga policia drejtësi.

Ishte djali i Arbenit që na lajmëroi. Djali erdhi në shtëpi i tronditur, pasi ndodhej bashkë me të atin si ditë pushimi, duke e shoqëruar drejt stanit. Vetëm 7 vjeç dhe ka parë tmerr me sy. Dridhej i tëri dhe mezi fliste, ishte në gjendje të rënduar dhe mjaft i tronditur. Një fëmijë 7-vjeçar, që sheh të atin t’i vritet para syve. Shumë e rëndë. Më pas lajmëruan Policinë dhe ata e arrestuan. Po Arbeni ishte duke kaluar pranë stanit, kur i janë sulur qentë. Ky ka marrë një gur për t’i trembur. Në atë kohë, Dilaveri ka dalë, duke qëlluar fillimisht me pistoletë dhe pastaj e ka masakruar me sëpatë. Ata janë kushërinj të dytë. Nuk kishin pasur ndonjëherë probleme me njëri-tjetrin, të paktën ne s’dimë gjë. Ndonjë grindje e vogël ndoshta, por asnjëherë të mendohej se do të shkonte deri këtu. Ndaj edhe them që nuk e kuptoj përse ndodhi. Policia dhe drejtësia të zbulojë të vërtetën, pasi edhe ne kërkojmë ta dimë, përse ka ndodhur. Me familjen tjetër jemi të afërm, ndaj nuk di të them si ndihen ata, por padyshim të tronditur. Gjithsesi, të veprojë drejtësia. Dhe Policia ta japë të saktë informacionin, sepse thanë vetëm me së- patë, por ai u qëllua fillimisht me pistoletë dhe pastaj u masakrua dhe me sëpatë.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com