Loading...

U festuar dje në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë 21 marsi, Dita Botërore e Poezisë

U festuar dje në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë 21 marsi, Dita Botërore e Poezisë, kushtuar Skënderbeut, njëkohësisht Ekujnoksi Pranveror.

Merrnin pjesë Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Vlorë znj. Vojsava Shkurtaj, N/Kryetari i Bashkisë z. Shaban Mehmeti, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” z. Myrteza Mara, poet dhe shkrimtar të qytetit, nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme, etj.

Dita Botërore e poezisë u themelua nga Sesioni i 30-të i Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s në vitin 1999 dhe u festua për herë të parë më 21 mars të vitit 2000. Jo pa qëllim u zgjodh kjo datë, pasi koinçidonë në mënyrë të përsosur me Ekuinoksin e Pranverës.

Pra dje ishte Ekujnoksi i Pranverës, paçka se dimri vazhdon të rezistoi.

Dje dita dhe nata u barazuan me nga 12 orë secila. Nga nesër e tutje dita dhe drita merr frenat në dorë dhe marshon drejtë horizonteve të hemisferës veriore të planetit tonë, duke i dhënë më shumë lulëzim natyrës dhe më shumë shpresa njerëzimit.

Pas fjalës së hapjes nga drejtuesi i Bibliotekës Çlirim Hoxha, fjalën e ka marrë zonja Liljana Gjika, ish drejtoresha e kësaj biblioteke në vite nderuar nga Kryetari i Bashkisë me Mirnjohjen e Qytetit të Vlorës.

Më pas disa nga poetët e njohur të qytetit kanë interpretuar poezi kushtuar Skënderbeut nga krijimtaria e tyre, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Juria e konkursit poetik midis nxënësve të shkollave, iniciuar javë më parë, e përbërë nga poeti Kozma Billa kryetar, Halim Halimi dhe Sinan Elmazi anëtar, kishin bërë vlerësimin e poezive kushtuar Skënderbeut dhe me këtë rast fituesit u nderuan me certifikatat përkatëse.

Në fund për të pranishmit u shtrua një kokteil nga Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko”.

Fotografia e Clirim HoxhaFotografia e Clirim HoxhaFotografia e Clirim HoxhaFotografia e Clirim HoxhaFotografia e Clirim HoxhaFotografia e Clirim HoxhaFotografia e Clirim Hoxha

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com