Loading...

U ekstradua në Itali, financieri i ‘Habilajve’ dëshmon në Prokurorinë e Katanias

Financieri i grupit kriminal të drogës, ‘Habilaj’, Nezar Seiti ka dëshmuar në Prokurorinë e Katanias. Kështu pak kohë pas ekstradimit në Itali, Seiti ka dhënë shpjegime dhe hollësira në organin e akuzës së Katanias, dëshmi që do t’i vihet në dispozicion edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Deri më tani nuk dihen ende detaje nga dëshmia e Nezar Seitit në Catania.

Në një letërporosi të Krimeve të Rënda drejtuar autoriteteve italiane në muajin shkurt, ku kërkohej ndihmë për hetimin e çelur ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, theksohej fakti se gjatë qëndrimit në paraburgim në vendin tonë, Seiti ka refuzuar të japë shpjegime rreth çështjes. Ndaj në këtë letër porosi u kërkua që të pyetej nga autoritetet e drejtësisë atje për llogari të hetimit që po zhvillohet ndaj Saimir Tahirit.

Ekstradimi i Seitit shkaktoi përplasje të forta institucionale, madje pati dhe akuza nga opozita se ai u largua për ti kyçur gojën, pasi kishte vendosur të fliste kundër ish-ministrit të Brendshëm.

Nezar Seiti që konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Moisi Habilajt, (i arrestuar ne Itali) u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 tetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis. Përgjatë katër muajve që qëndroi në paraburgim, Nezar Seiti e kyçi gojën për hetuesit shqiptarë, ndërsa nuk dihet nëse do të veprojë njësoj përpara prokurorëve në Itali.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com