Duket si një luftë e ftohtë marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë këto kohë të fundit ku sigurisht arrestimi i dy ushtarëve grekë javën e kaluar në Greqi ka ashpërsuar tonet diplomatike mes dy vendeve.
Qeveria greke ka vendosur të aplikojë presion të shtuar politik dhe diplomatik deri sa të marrë një përgjigje për ushtarët e arrestuar, të cilët kishin kaluar në territorin turk si shkak i motit të keq.
Duke cituar kanalin grek Skai, artikulli i gazetës “Kathimerini” të martën tha se kryeministri grek Alexis Tsipras dhe zyrtarët qeveritarë u takuan të hënën në rezidencën Maximos në Athinë dhe ranë dakord që të shmangnin përshkallëzimin e situatës në një çështje më të madhe diplomatike.
Qeveria do të presë për të vlerësuar pozicionin e tyre sipas vendimeve të gjyqësorit turk mbi rastin përpara se të përgjigjen.
Por, Turqia kërkon që shteti helen të ndalojë retorikën abuzuese dhe jashtë kompetencave pasi mund të shkaktojë tension të panevojshëm.
Deputetja e Demokracisë së re, K.Asimakopulu, në një emision televiziv ka akuzuar qeverinë e Tsipras për mungesë serioziteti dhe humbje “terreni” në raport me Shqipërinë.
Mirëpo deputeti i qeverisë Tsipras, I.Sarkiotis i është kundërpërgjigjur menjëherë duke theksuar se me Shqipërinë niveli i marrëdhënieve është i duhuri, ku ka kujtuar nënshtetësinë shqiptare të kryepeshkopit Anastasios dhe varrezat e dëshmorëve greke.
Bëhet gjithashtu e ditur se Aleksis Tsipras ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkomëbtarëve në një bisedime me komisioneren Frederica Mogherini dhe sekretarin e OKB, Gutierrez.
Tema Turqi-Greqi do jetë kryefjala në Samitin e Lartë në Vama.