Pas zbardhjes nga uniformat blu të ngjarjes në Fier, ku ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i një personi në një kanal në fshatin Daullas, BalkanWeb ka mësuar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen.
Shkak i prishjes së miqësisë dhe nisjes së sherrit mes Zekajt dhe Beqirajt, ka qenë mos dhënia e parave për qiranë e këtij të fundit, për shtëpinë që ndanin bashkë në Fier.
Edhe më parë policia zbuloi se viktima dhe autori janë njohur në Belgjikë. “Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit,” thuhej në njoftim.
BalkanWeb mësoi edhe dëshminë e Albert Zekajt në polici, i cili pranoi se vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj por tha se krimin e kishte kryer në gjendje të dehur.
“Isha në një lokal tek Zogu i Zi në Fier dhe piva. Isha i dehur kur e vrava Kreshnikun, kur pashë që kishte vdekur e groposa,” ka rrëfyer Zekaj 1 vit pas vrasjes.