Shpërthim me eksploziv te ish-drejtoria e Higjienës në Tiranë, pranë Ambasadës Amerikane, vetëm 100 metra larg
Paraprakisht, dyshohet për dy të plagosur.
Një prej tyre është identifikuar si Gentian Hoxha, 33 vjeç.
I plagosur ka mbetur edhe një 25 vjeçar, pronar i servistit. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Shpërthimi, sipas të dhënave paraprake ka ndodhur në një dyqan për riparimin e celularëve pranë Drejtorisë së Higjenës.
Menjëherë forca të shumta policie dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.