Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot futbollin italian.
Davide Astori, kapiteni 31 vjeçar i Fiorentinës është gjetur i vdekur në hotel ku ka qenë i grumbulluar bashkë me pjesën tjetër të ekipit.
Shkak mësohet të jetë bërë një atak kardiak i cili i solli vdekjen e menjëhershme futbollistit që ka luajtur edhe me kombëtaren italiane.
Njoftimi i klubit:
Lajmërimi i klubit: Skuadra e Fiorentinës, thellësisht e shqetësuar, detyrohet të komunikojë se ka ndërruar jetë kapiteni i saj, Davide Astori. Për shkak të situatës së rëndë dhe shumë delikate, e veçanërisht në respekt të familjes së tij, ekipi i bën thirrje ekspertëve të tregohen të kujdesshëm gjatë ekspertizës.