Loading...

Trajneri i Norvegjisë ironizon keq Panuçin: Rrinte në shi që të qetësohej, se po luanin keq!

Norvegjia të hënën në mbrëmje mori një fitore shumë të rëndësishme në miqësoren 1-0 ndaj Shqipërisë. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për përfaqësuesen nordike, teksa trajneri i tyre, Lars Lagerbak i ka dhënë një leksion Panuçit edhe pas ndeshjes. Strategu italian për pjesën më të madhe të ndeshjes qëndroi në këmbë nën rrebeshin e shiut.

“Nuk e di pse Panuçi qëndroi aty në shi. Ndoshta ai kishte nevojë të qetësohej, meqë nuk po luanin edhe aq mirë. Shumë trajnerëve u pëlqen që të qëndrojnë aty, nuk e di pse.

Dua të them se trajnerët e bëjnë 90% të punës para ndeshjes, sa i përket organizimit të skuadrës. Kur fillon ndeshja, është e vështirë të komunikosh me ekipin. Unë dola nga fundi i ndeshjes vetëm sepse dëshiroja që ekipi të luante më shumë në mbrojtje të rezultatit.

Por edhe këtë mund ta mësosh gjatë stërvitjeve. Nuk duhet të jesh shumë ofensiv në fushë dhe të mbash më shumë topin, nuk duhet t’ia dhurosh kundërshtarit”, tha Lagerbak në orët e para të mëngjesit, para udhëtimit drejt Norvegjisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com