Loading...

“Tifozët kuq e zi” braktisin sërish Kombëtaren, nuk do të jenë sot në stadium

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, “Tifozët kuq e zi”, nuk do të jenë të pranishëm as sot në stadium për të përkrahur Kombëtaren. Ata kanë bojkotuar ndeshjet në shtëpi të Kombëtares për shkak të probleme me Policinë dhe nuk do të kthehet, pa takuar më parë Ministrin e Brendshëm, siç bën të ditur me një postim të fundit në faqen zyrtare në Facebook.

Postimi i fundit i tifo-grupit:

“Të dashur tifozë!

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të realizuar një takim me Ministrin e Brendshëm, ky takim akoma nuk është realizuar. Vlen të përmendet gatishmëria e FSHF-së për të ndihmuar dhe ndërmjetësuar në gjithë këtë proces. Si rrjedhojë e këtyre rrethanave të pandryshuara, TKZ vazhdon bojkotin edhe në ndeshjen e sotme për ndeshjet brenda, duke shpresuar në gjetjen sa më të shpejtë të një gjuhe të përbashkët me autoritetet policore.

Sidoqoftë, i urojmë suksese Kombëtares sonë në miqësoren ndaj Norvegjisë! Forca Shqipëri! Një komb, një Kombëtare”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com