Loading...

Ti Nënë je shtatë dhe tetë mars për mua

Ti Nënë je shtatë dhe tetë mars

E mira dhe e shtrenjta Nëna ime,pse duhet të pres datën tetë mars për të dedikuar ty kohë nga koha ime,dashuri nga dashuria ime, ndjenjë nga ndjenja ime.
Nënë e shtrenjta Nënë,ti që netët e errëta i ktheve në dritë dhe dimrin në pranverë,ti që më fale dritën e shpirtit dhe yjet e zemrës,ma ndërtove rrugën me drita e plot ngrohtësi.
Ti je shtatë marsi im,ti je tetë marsi im,ti je shën valentini im,ti je gjithçka e imja.
E kam shpirtin mbushur plot se të kam ty Nënë.
Dua të jetojë se të kam ty Nënë.
Dua të të dua më shumë Nënë.
Gjithçka e bukur në jetën time ka ardhur prej teje e prej të bërit edhe unë Nënë.
Të gjitha dashuritë janë të akullta para dashurisë tënde,janë të brishta,të trishta,shumë boshe.
Ti Nënë je shtatë dhe tetë mars për mua.
Duajini nënat tuaja edhe kur ato nuk ekzistojë,pasi të kesh një Nënë ke gjithë botën.

Përgatiti Anila Ahmataj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com