Loading...

Tërheq trupin e nipit nga morgu, xhaxhai i Xhuljanos nuk i mban dot lotët

Grabitja në Fier e cila u shoqërua me shkëmbim zjarri me policinë, përfundoi me vdekjen e një 20-vjeçari nga Elbasani.

Bëhet fjalë për Xhuljano Sollakun i cili jetonte i vetëm me gjyshërit në fshatin Katund i Ri në Elbasan.

Ai tentoi të grabiste banesën e çiftit Minella dhe Elsa Muça bashkë me disa persona të tjerë.

Prindërit e të riut ishin emigrantë dhe jetonin në Greqi, ndërsa trupin e viktimës në morg e ka tërhequr xhaxhai i të riut.

Me veshje të errët, me një kapele të zezë në kokë dhe jo pak i tronditur xhaxhai i Xhuljano Sollakut ka mbërritur sot në morgun e Fierit për të tërhequr trupin e pajetë të nipit të tij, në mungesë të prindërve.

Nuk ka preferuar të thotë asgjë për gazetarët, ndërsa rreth e rrotull kishte edhe forca të policisë.

Më pas një makinë morti ka marrë trupin e të riut për ta transportuar në Elbasan ku do të zhvillohet edhe ceremonia mortore, shkruan Balkanweb.

Gjatë aksionit për kapjen e grabitësve, këta të fundit qëlluan mbi policinë e cila u kundërpërgjigj duke vrarë 20-vjeçarin.

Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur një nga autorët, Arben Muça, 37 vjeç, banues në Durrës, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë u arratisën.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com