Loading...

Superaksioni, prangoset i shumëkërkuari. Nga vjedhjet te vrasja, kush është ai

U arrestua sot nga Policia e Lushnjes një person i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ai quhet Altin Dhamo, eshte 43 vjeç dhe banues në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje,.

Akuzohet për vrasje dhe disa vjedhje.

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com