Loading...

Super aksioni i Policisë. Goditen 7 grupe kriminale, 40 të arrestuar

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit, Ardi Veliu dha detaje të goditjes së 7 grupeve kriminale.

Me ardhjen e Ardi Veliut në krye të policisë së shtetit ka ndërruar imazhi dhe krejt puna e policisë. Numri një i policisë Ardi Veliu ka një busull: ligjin. Ai nuk pyet për ndërhyrjet politike, ndaj puna e tij vlerësohet nga publiku dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në lidhje me aksionin, për të cilin doli në konferencë për mediat, ai theksoi se të përfshirë janë 51 persona, 40 janë arrestuar në Shqipëri, të tjerët në vende të ndryshme në Europë dhe në SHBA. Operacioni është drejtuar nga EUROPOL dhe Krimet e Rënda në Shqipëri. Mes të arrestuarave janë dhe 4 punonjës policie.

Ardi Veliu tha se këta 7 grupe kriminale ishin të shtrira në vendet si Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Angli, Republikën Dominikane, Irlandë, Kanada. Personat që donin të emigronin në Angli duhej të paguanin nga 7 mijë paund, ndërsa nga 25 deri në 30 mijë dollarë duhej për tu paguar për të shkuar në SHBA dhe Kanada.

Ata përdornin iteneraret:

• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar

• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar

• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada

• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara me metoda speciale hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar:

  1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

  2. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.

  3. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.

  4. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.

  5. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.

  6. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

  7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

  8. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.

  9. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.

  10. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.

  11. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.

  12. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.

  13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

  14. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.

  15. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.

  16. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.

  17. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër

  18. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

  19. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.

  20. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

  21. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.

  22. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

  23. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

  24. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.

  25. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.

  26. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.

  27. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.

  28. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.

  29. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.

  30. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.

  31. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës

  32. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.

  33. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.

  34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.

  35. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë:

• Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nga këta 2 shtetas janë me shtetësi dhe kombësi bullgare

(B.S, I.F, S.H, E.K, P.K, S.K, SH.K, A.Ç, A.E, J.SH, B.K dhe M.V)

Gjatë kontrollit të ambjenteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshin nga autorët, janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale si:

• 10 njësi qendrore (kompjuteri)

• 8 printera lazer me ngjyra

• 15 laptopë, 3 I-padë,

• 56 aparate telefonash

• 17 automjete

• 5,600 euro, 1,000 $ dhe 3 400 000 lekë

• 5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare

• Sasi dokumentash të ndryshme, si pasaporta e karta ID të kombësive të ndryshme, vula dhe elementë stampimi

• 1 armë zjarri automatike model 56 dhe 13 fishekë

• 1 armë gjahu.

Materialet hetimore në lidhje me ndalimin e këtyre personave dhe provat materiale të sekuestruara, janë vënë në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkruar një postim në profilin e tij zyrtar në Twitter, për megaoperacionin e prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit. Sipas Xhafës mësohet se janë goditur njëkohësisht shtatë grupe kriminale, dhe se operacioni është bashkëpunim i shkëlqyer me “partnerët amerikane dhe europianë”.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit. Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj @PoliciaeShtetit . Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndeshkojë të tjera grupe kriminale”, shkruan Xhafaj. Ndërsa policia e shtetit ka njoftuar se do të bëjë të ditura detajet rreth orës 14.00.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com