Një 24-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap me një sasi lëndësh narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.S.
Siç bëjnë të ditur burime zyrtare nga policia, i riu gjatë ndalimit të mjetit tip “Audi” hodhi nga dritarja një qese, brenda të cilës kishte 8.7 gr kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi më datë 23.03.2018, në rrugën e “Dajtit”, gjatë ndalimit të mjetit tip “Audi” , B.S hodhi nga dritarja e mjetit një qese, me 8.7 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 283 i Kodit Penal.