Ish-Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një akuza të fortë gjatë fjalimit të tij në Parlament. Berisha u shpreh se pronari i “Arbri Garden”, të cilit i është sekuestruar një sasi rekord kokaine, ka financuar fushatën e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.
Gjithashtu, ai tha se xhaxhai i Arbër Cekajt ishte kryetar i PS-së së zonës së Tropojës.
“Kontenieri erdhi në 19. Në datën 24 brenda një ore u ndërrua drejtori i Portit. U zgjodh i tredhuri që zbaton çdo urdhër. Ai ishte shkarkuar si i korruptuar nga Enti i Kontrollit të Ushqimeve. Ai mori detyrën për të hapur këtë kontenier dhe për të vjedhur drogën. Olsi donte drogën. Por menjëherë ndëhynë ndërkombëtarët dhe kërkuan kontenierin. Këta thanë “po presim se mos vijnë bosët”. Bosi ishte në zyra mor, ishte partizani ai Pandeli. Nuk ka njeri në botë që nuk e di që bosët nuk lëvizin, janë në zyra. Aty shkojnë minjtë, nuk shkojnë bosët”, tha Berisha.
Sipas tij “Pronari i Arbri Garden ishte në Shqipëri dhe është larguar një ditë përpara kontrollit të kontenierit. Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS-së për Tropojën, por ju i shisni. Shkoni pak te Erion Veliaj dhe shihni pak borderotë e fushatës dhe të atij dhe shihni sa para keni marrë prej tij. Taulant Jaupi (i drejtohet Ballës) mbylle gojën. Pasi e panë që u zbuluan, kaluan të parin dhe natyrisht punonjësi i ndërgjegjshëm i doganës bëri detyrën e tij. Ai dihej, nga Livorno kishte ardhur njoftimi. Guardia di Financia e ndjek me trajektore, nga Livorno në Maltë dhe nga Malta në Durrës. Pse e mbajtët të fshehur 9 ditë? Donit ti merrnit drogën?”.
Sasia rekord e kokainës, Berisha nxjerr emrat e pritësve: Ja kush është partizani
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar sërish sot në kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, nisur që nga Kolumbia.
Ai akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe vëllanë e tij, Olsi Ramën, si personat për të cilët ishte adresuar droga.
“U kapën mbi 300 milionë euro drogë së fundi, rreth 200 milionë, 613 kg drogë të ardhur nga Kolumbia për partizanët e partizanit dhe 5 tonë drogë të nisura nga Durrësi dhe të kapura në Itali plus 2 ngarkesa të tjera të mëdha e kapur me Greqinë. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën partizanin, e adresuar direkt për klanin e vëllezëve Rama, drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës me datën 19 shkurt. Pse tregoj me gisht Edin dhe vëllanë e tij Olsi? Nuk e bëj për politikë, por sepse më 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë”- tha Berisha.