Qeveria nis kontrollin e profileve personale në rrjetet sociale për punonjësit e administratës.
Emisioni investigativ STOP ka publikuar këtë të premte një shkresë zyrtare, e dalë nga ALUIZNI, e cila i drejtohet të gjithë punonjësve të saj me direktiva nga më absurdet.
Institucioni i drejtuar nga Artan Lame, u kërkon punonjësve të tij që të fshijnë nga rrjetet sociale materiale apo fotografi që nuk përputhen me “etikën e administratës”…
Më poshtë shkresa e sjellë nga zëdhënësja e ALUIZNI-t, drejtuar punonjësve.
-Spastroni në Facebook-un profilet tuaja dhe të punonjësve tuaj nga fotografi, material apo komente, që nuk përputhen me etikën e punonjësit të administratës publike. Punonjësit, nga ana tjetër, duhet të bëjnë “share” publikimet e faqes së institucionit.
-Në lidhje me daljet publike në mediat e shkruara apo vizive, lokale apo kombëtare ju lutem do na vini në dijeni. Do ishte shumë mirë që të jeni sa më shumë prezent në media.
-Ndërsa zyrat e hipotekës, një herë në javë të bëjnë gati listën e personave, që kanë regjistruar pronën.