Loading...

Skandali/ Pse ministrja Nikolla i fshehu prokurorisë diplomat false të Kristalit?

Hetimet e prokurorisë ndaj pronarit të ish Universitetit “Kristal”, Ahmet Muçës kanë nxjerrë një skandal tjetër akoma më të madh se shitja e vetëm një diplome për 2500 euro nga ky person, 4 vjet pas mbylljes së universitetit, raporton Lapsi.al.

Zbulimi implikon zyrtarë të lartë në Ministrinë e Arsimit që kanë fshehur diplomat e falsifikuara nga i njëjti universitet. Vetë Ministria e Arsimit pranoi se kishte zbuluar falsifikimin e diplomave të tjera nga Universiteti Kristal përgjatë kohës kur qytetarët kërkonin verifikimin e dokumentave që kishin marrë në këtë universitet.

“Në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon” thuhet në njoftimin e Ministrisë, pas arrestimit të Ahmet Muçës, që tentoi t’i shiste një vajze nga Laçi diplomën false për 2500 euro.

Por pyetja që ngrihet në këtë rast është se përse nuk i çoi në prokurori këto raste falsifikimi Lindita Nikolla?

Për 4 vjet dosjet e falsifikuara janë mbajtur në Ministrinë e Arsimit, megjithëse prokurorisë iu kërkua ndihmë për sekuestrimin e dosjeve nga Universiteti Kristal, por pas verifikimit ato u mbajtën në Ministri.

Lindita Nikolla asnjëherë nuk i ka mohuar deklaratat se ajo ka qenë e pajisur vetë me një diplomë të Universitetit Kristal, megjithëse është pyetur vazhdimisht nga opozita për këtë. Gjithsesi është e konfirmuar se bashkëshorti i saj ka punuar në këtë universitet si pedagog i jashtëm, para se Lindita Nikolla të bëhej ministre. Më poshtë pjesë nga deklarata e pasurisë së Nikollës për vitin 2012

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com