Loading...

Skandali/ “15 sekonda”, pritja e turpshme e ambasadores për babain e shqiptarit të vrarë ne Greqi

Pëllumb Marnikollajt, babai i shqiptarit i cili gjeti vdekjen në një komisariat policie në Greqi ka udhëtuar 750 kilometra për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.

Ai ka kërkuar mbështetje nga autoritetet shqiptare në Athinë, po ambasadorja i ka rezervuar një pritje të turpshme

Takimi i cili zgjati vetëm 15 sekonda, u bë në ambjentet e jashtme të ambasadës, pa asnje protokoll e asnjë shkresë.

Kjo, sipas përfaqësuesit të shoqërisë civile Aulon Kalaja, dëshmon papërgjegjshmërinë e shtetit shqiptar, i cili nuk kujdeset për shtetasit e vet. Këtë ai e ka bërë të ditur në një video të postuar në rrjetin e tij social, ku pasqyron gjithë situatën.

Kujtojmë që Pëllumb Marnikollaj, 28-vjecari nga Lezha u vra në Komisariatin e Policisë në “Ano Patisisa”, nga policia që e dhunoi për minuta me radhë. Ende sot, rasti nuk është zbardhur dhe nuk është vendosur drejtësi. Ndërkohe që Ambasada nuk ka njoftuar familjen për vdekjen e djalit, por këta të fundit e kanë gjetur duke u varrosur në Athinë, si person të paidentifikuar!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com