Kryeminsitri Rama publikoi mëngjesin e sotëm një video ku tregonte se ishte hequr vula apostile për shqiptarët në Greqi dhe sipas kryeminsitrit një gjë e tillë do tu kursente emigrantëve 6.7 milionë euro nga xhepat e tyre.
Ndërsa ky postim ka ngjallur një sëre reagimesh, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar. Ashtu siç ndodh gjithmonë kryeministri nuk është mjaftuar të qëndrojë i heshtur, por u ka kthyer përgjigje disa prej komentuesve.
Komentuesi: Duhesh të jesh zgjuar herët në mëngjes që ke postuar këtë video, ke halle të mëdhaja në fakt mendon për popullin.Ky popull që dita ditës roberohet ky popull që të dha timonin që kërkove po mesa duket nuk ja ke idenë fare timonit,kërkon të lidhen sahatet për ujin kur unë nuk ka ca do masin sahatet?kërkon të paguhen dritat dhe në disa zona të Shqipërisë mungon energjia, rrugët cop cop në çdo cep, njerëz që vriten mes ditës, aksidente në çdo cep. Ore me atë vetingun di gjë ti se ca u bë? Më dëgjo mua futu vet brenda të paktën mos të lesh nam që nuk i kap asnjë peshke futu vet në rrjet. Dhe lëre timonin se nuk qenke për këtë punë as ti è as ata ata që ishin, po dhe faji juaj nuk është populli është mpirë dhe nuk di të llogjikoj me.
Rama: Ti Redjon i merr të keqen popullit “të mpirë” sipas teje, sepse populli i ka sytë në ballë, veshët në vend e mendjen në punë, dhe shikon, dëgjon e kupton më së miri çdo përpjekje që po bëhet për ta nxjerrë nga kaosi pa ligjshmëri e gjullurdia pa ardhmëri e shumë e shumë viteve, ku Shqipëria u bë shesh për çdo përshesh me energjinë, ujin, rrugët e me radhë… Padyshim ka ende shumë për të ndrequr e ndërtuar, po ku ishim e ku jemi është krejt e qartë, në çdo sektor e në çdo drejtim, dhe vetëm qorrat e mendjehumburit nuk e shikojnë e nuk e kuptojnë dallimin, siç mesa duket zotrote nuk e shikon e nuk e kupton dot as dallimin e madh që bën ky ndryshimi i treguar në këtë videolajm, për qindramijëra shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi! I shkreti ti, kujton se mjafton të mbështillesh me flamur për të qenë një shqiptar i mirë që i del zot vetes e vendit të vet. ?Shko në shkollë shko sa s’të ka ikur mundësia të ndriçosh mendjen e rrugën e gjatë të jetës, se nesër do jetë vonë e siç thotë populli, kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë.