Dyfishohet sipërfaqja e përmbytur në territorin e bashkisë së Shkodrës. Informacionet e orës 14:00 nga kjo bashki flasin për 4215 ha sipërfaqe tokë e përmbytur, gati dyfishi i sipërfaqes së përmbytur më parë.
Ndërkohë uji po përparon drejt qytetit. Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Nevojiten Nevojiten çizme të gjata për 10 familje.
Në lagjen Ajasëm janë rreth 3 ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji. Emergjente paraqitet baza ushqimore për bagëtitë për 5 familje , rreth 100 krerë bagëti.
Në njësinë administrative të Dajçit, niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka sërish tendencë rritjeje. Në total banesat që janë të bllokuara nga uji janë mbi 194
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit pasi niveli është 20 cm pa dalë nga argjinatura. Në Obot kalohet vetëm me varka. Në këtë fshat janë rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji nga ku në 12 prej tyre ka hyrë uji
Perseritet kerkesa: Shpallni emergjencen
“Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.” thuhet në njoftimin e bashkise.
Zonat e tjera te prekura nga permbytja
Njësia Administrative Dajç
Deri në këto momente, janë mbi 1415 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan 330 ha, fshati Shirq 310 ha, fshati Suka-Dajç 140 ha, fshati Dajç 220 ha, fshati Darragjat 140 ha, fshati Samrisht i Ri 120 ha, fshati Samrisht i Vjetër 50 ha, fshati Pentar 20 ha, fshati Belaj 50 ha , fshati Rrushkull 35 ha.
Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta të ushtrisë në rrugën kryesore. Rruga Shirq-Darragjat kalohet me varka.
Rruga Belaj-Pentar dhe rruga Bishti i Qarrit janë të bllokuara.Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në dhe ka tendencë rritjeje.
Në total banesat që janë të bllokuara nga uji janë mbi 194 të ndarë sipas fshatrave : 42 në fshatin Shirq , 19 në Mushan, në fshatin Belaj 20, në fshatin Darragjat 15, në fshatin Samrisht të Vjetër 80, në fshatin Suka 11 banesa nga ku lagjia Mazija totalisht e izolume me 8 banesa, në fshatin Samrisht i Ri 6 banesa, në fshatin Dajç 1 shtëpi totalisht e izoluar. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit .Niveli është 20 cm pa dalë nga argjinatura. Janë 26 shtëpi të rrezikuara.
Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka. Mbi 1300 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 450 ha, fshati Oblikë 650 ha, fshati Obot 200 ha. Në Obot janë rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji nga ku në 12 prej tyre ka hyrë uji .Në Muriqan në 8 shtë 8 shtëpi ka hyrë uji . Në Goricë 40 shtëpi ka rrethuara nga uji. Në lagjen Gallube në 4 shtëpi ka hyrë uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje.
Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 dhe 2 si pasojë e përmbytjeve, janë jashtë funksionit.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata
për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.
Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1050 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1.Fshati Trush 550 ha
2.Fshati Bërdicë e Madhe 250 ha
3.Fshati Bërdicë e Mesme 100 ha
4.Fshati Bërdicë e Sipërme 150 ha
Janë të rrethuara nga uji 10 shtepi ne fshatin Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 30 ne fshatin Trush.
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 260 Ha tokë :
1.Fshati Baks 160 ha
2.Fshati Ças 100 ha
Janë të rrethuara nga uji 10 shtëpi në Lagjen Çobaj në Luarz. Në fshatin Luarz në 3 vende del uji nën argjinaturë.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç. Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.