Loading...

Sinoptikanët japin lajmin e keq për motin.Në muajin mars nuk ka…

Nëse po prisni pranverën dhe ditët me diell, kemi një lajm të keq, pasi duket se i ngrohti nuk do të vijë në muajin mars.

Sipas sinoptikanëve, edhe ky muaj do të jetë i mbushur plot me reshje dhe zymtësi.

Me sa duket, një valë e re e të ftohtit do të përshijë Europën dhe nuk përjashtohet as vendi ynë.

Veriu do të “pushtohet” sërish nga dëbora, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të ketë shira për të paktën 10 ditë e para të marsit.

Sinoptikanët e Qendrës Europiane për Parashikimin e Motit shprehen se:

Një masë ajrore e ftohtë këtë herë me prejardhje nga Arktiku do të jetë prezent deri në mesin e muajit mars, ndërsa temperturat do të jenë të paktën 3 gradë më poshtë se normat e zakonshme mujore.
Në Shqipëri dëbora mund të rikthehet vetëm pak ditë në veri, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të ketë shira në nivel mesatar dhe të lartë të paktën 10 ditë e para të marsit.

Edhe rreziku nga përmbytjet nuk përjashtohet të paktën në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com