Loading...

Shqiptari ndryshon fytyrën me bisturi, për të emigruar në Kanada

Është zbuluar një rast i rrallë ku një shqiptar ka ndryshuar fytyrën e tij përmes operacioneve plastike vetëm për të emigruar në Kanada.

Rasti në fjalë u zbulua në dosjen e grupit të falsifikatorëve që siguronin udhëtim për emigrantët nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë apo Anglisë.

Në dosjen hetimore për 39 të arrestuarit përmendet një person me emrin Izmir që ra dakord me trafikantët të udhëtonte me pasaportën e tij deri në Bullgari, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike për të ndryshuar pamjen e tij. Një prej të arrestuarve, Luan Qyrku kishte gjetur një bullgar që ngjante me shqiptarin që dëshironte të emigronte në Kanada.
Udhëtimi deri në Bullgari është bërë me makinë.

Sipas Prokurorisë, në Bullgari, Izmiri u dërgua në një institut estetik me qëllim që t’i rregullonin pamjen e jashtme, për të qenë sa më i ngjashëm me personin të cilit do t’i merrej pasaporta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com