Një çift italianësh nga Vimercate, ajo 26 e ai 43 vjeç, kanë i “shitur” fëmijën e tyre një shqiptari klandestin me dënime penale.
Akti është zbuluar nga agjentët e skuadrës investigative të komisariatit të Monzas, të cilët, gjatë operacionit “Velarium”, përfunduar në maj 2017, shkatërruan një organizatë kriminale të trafikut të drogës.
Prindërit e fëmijës e njihnin prej kohësh shqiptarin 45-vjeçar. Në të kaluarën, çifti kishte marrë me qira automjete për llogari të shqiptarit, i cili i paguante.
Sipas gazetës Il Giorno, ai e kishte të pamundur të merrte leje-qëndrimi në rrugë normale, pasi ishte përzënë më parë nga Italia. Për këtë arsye propozoi të “blinte” fëmijën.
Sipas planit, nëna do të deklaronte, në shkëmbim të parave, që shqiptari ishte babai i vërtetë i fëmijës dhe kështu, duke qenë prind i një fëmije italian, ai mund të merrte lejen e qëndrimit.
Falë zhvillimit të operacionit Velarium, gjykata e Monzas i njoftoi të tre se ishin të akuzuar për krimet e ndryshimit të statusit dhe favorizim emigracioni klandestin.
Fëmija iu besua gjykatës së të miturve në Milano, ndërsa zyra e emigracionit në Monza ka nisur procedurat për heqjen e leje-qëndrimit shtetasit shqiptar.