FIFA ka publikuar sot renditjen e re për muajin mars, teksa Kombëtarja jonë ka fituar një vend, duke u pozicionuar në vendin e 58-të. Pavarësisht se ekipi i drejtuar nga Kristian Panuçi nuk ka zhvilluar ndeshje në këtë periudhë, në këtë përmirësim kanë ndikuar ndeshjet e Kombëtareve të tjera që renditeshin lartë Shqipërisë.
Nga ana tjetër një përmirësim ka edhe Kosova, që tashmë renditet në vendin e 176-të. Në 10 vendet e para përmirësim ka vetëm Polonia që është ngjitur në vendin e gjashtë.