Loading...

Shpëtimi i alpinistëve në Gjirokastër

Katër alpinistë amatorë mbetën të bllokuar për disa orë në vendin e quajtur “Gështenjat e djegura” në Gjirokastër, në një gropë midis kodrash nga ku nuk mund të dilnin.

Policia e Shtetit ka publikuar e evakuimit të tyre në rrugë tokësore, pasi helikopteri nuk mund t’u vinte në ndihmë. “Për shkak të terrenit, helikopteri nuk mundi të vepronte dhe ndërhynë Delta Forcë e Zjarrfikëset”, thuhet në njoftim.

Policia sqaron se ata ishin nisur ditën e djeshme, me makina deri në fshatin Selo dhe më pas filluan ekspeditën me këmbë gjate natës.

Shërbimet e Delta Forcë dhe Zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e 4 personave. Ata aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

https://streamable.com/ilf92

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com