Pas shpërthimit të ndodhur në një dyqan celularësh një ditë më parë, policia ka nisur edhe hetimin për të shpjegur këtë ngjarje si pasojë e të cilës u plagosen dy përsona, pronari i dyqanit dhe një kalimtar i rastit, por që janë jashtë rrazikut për jëtën.
Burime nga policia bëjnë me dije se grupi hetimor ka gjetur 3 detonatorë dhe është sekuestruar një lap top dhe disa celularë që mendohet se 34-vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte si objekte shpërthimi.
Shpërthimi ndodhi në orën 11:00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.
Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy. Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.
Pas shpërthimit, policia ushtroi një aksion për kontrolle në zonën e ”Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.